MOSKË: Putin: Vendimi i Trump për armëpushim është “i mençur”

MOSKË, 30 prill //ATSH-ANSA/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump për më shumë se një orë e gjysmë.
Lajmi është bërë i ditur nga Kremlini, i cituar nga agjencia Tass. Biseda është cilësuar si “e hapur dhe profesionale”.
“Presidenti rus Vladimir Putin e konsideron të mençur vendimin e Donald Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin, pasi kjo duhet të kontribuojë në stabilizimin e situatës dhe “t’i japë një shans negociatave”, deklaroi këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov duke iu referuar bisedës mes dy liderëve. /os/