MP Tetraplegjiket te nderpresin greven
Ministria e punës ju ka kërkuar para dhe tetraplegjikëve ndërprejen e grevës së urisë. Ata i janë shprehur se e vetmja zgjidhje për kërkesat e tyre ekonomike janë zhvillimi i bisedimeve mes palëve, ndërkohë që përfaqësuesit e ministrisë së Punës dhe njëherë kanë renditur politikat lehtësuese e favorizuese ndaj kësaj kategorie.
“Pagesa e aftësisë së kufizuar ka qenë 6800, ndërkohë që tani është 9000. Pagesa për kujdestarin nga 6800 është 9500 dhe për herë të parë kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar nga buxheti i shtetit u paguhet edhe siguracioni. Paketa higjeno- sanitare që është dhe një nga kërkesat e tyre sot, nga 0 lekë që ka qenë në vitin 2005 sot është 16000 lekë" tha Alma Lahe, zëdhenëse e ministrisë së Punës.
Por kërkesat e para dhe tetraplegjikëve të cilët kanë hyrë në ditën e katërt të grevës nuk përputhen më ato që kanë deklaruar autoritetet e ministrisë së Punës. Ata kërkojnë dyfishim të vlerës së paketës higjeno- sanitare, por edhe të ndihmës ekonomike, si dhe strehim falas.
Edlira Sulejmani
Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 prill 2011 )