E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol shtepise kandidati i PS-se Sulm politik

Një tjetër incident me sfond fushatën elektorale u shënua në orët e para të mëngjesit të se henes. Një shpërthim ndodhi fare pranë banesës së kandidatit të Partisë Socialiste për njësinë numër 7 në Tiranë, Erion Koka ndersa fatmiresisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Vetë kandidati Koka tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me njeri, ndersa e cilesoi ngjarjen me sfond politik për shkak të fushatës elektorale. (UPDATE)

”Nuk ka asnjë lloj lidhjeje tjetër pasi unë në profesion jam inxhinier ndërtimi. As profesionin nuk e kam të tillë që të mund të gjenerojë dhunë ose probleme. As vetë nuk kam pasur kurrë probleme gjatë gjithë jetës sime. Edhe në fushata të tjera elektorale ku unë nuk kam qenë kandidat, por thjesht një pjestar I fushatave, prapë nuk kam pasur probleme. Në momentin që unë dal kandidat më ndodh një problem i tillë I cili është një ngjarje jo pak e vogël. Për mua është incidenti I rradhës I kësaj fushate” tha Koka.

Policia ka filluar hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ketij shperthimi ndersa po punohet per identifikimin e autoreve te venies se eksplozivit ne rrugen "Kongresi i Lushnjes" ne Kryeqytet.

Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›