Seri tornadosh godasin Ameriken. 45 viktima

Tre ditë stuhish e tornadosh u marrin jetën 45 personave në Shtetet e Bashkuara e kanë shkatërruar qindra ndërtesa. Meteorologët bëjnë të ditur se mbi 240 tornado kanë goditur vendin duke filluar që nga Oklahoma të enjten për t’u përhapur më pas në gjashtë shtete.
Vetëm në Karolinën e Veriut kanë humbur jetën 23 persona, ndërsa zona juglindore e këtij shteti u godit nga 62 tornado. Një prej stuhive më të forta goditi kontenë e Bertie, ku për shkak të motit të vështirë humben jetën 11 vetë.
Në Virxhinia dhe Alabama janë të paktën 7 viktimat. Në vetëm gjashtë orë konteja Marengo, është goditur nga 4 tornado.
Edhe në Arkansas viktimat janë 7 mes të cilëve dhe një nënë me fëmijën e saj nëntë vjeçar të vrarë pasi era përplasi një pemë mbi banesën e tyre në Little Rock.
Në Mississipi, pas tre tornadove në zonë raportohet për të paktën një viktimë. Dëmet materiale janë dhjetëra miliona dollarë e gjendja e jashtëzakonshme është shtrirë në 14 konte.
Delina Bitraku