E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPB: PS sulm politik ndaj Policisë së Shtetit

Ministria e Brendshme, ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Socialiste, duke i cilësuar si provokim ndaj Policisë së Shtetit. "Sulmi politik që drejtohet ndaj atij institucioni, që arriti të godasë me sukses bandat e krimit të organizuar, nuk do të ndikojë aspak në një vazhdimësi të suksesshme. Sulmi politik që drejtohet ndaj atij institucioni, i cili bëri të mundur mbylljen e kanaleve të një tranziti tetëvjeçar të drogës, nuk do të ndikojë aspak në një vazhdimësi të suksesshme"-theksoi zëdhënësi i MPB, Fatmir Konja. Zëdhënësi theksoi se institucioni i policisë, është pastruar nga shefa policie që menaxhonin trafikun e qenieve njerëzore. "Ministria e Brendshme shpreh bindjen se sulmet politike të Partisë Socialiste për të kompromentuar imazhin e Policisë së Shtetit, nuk do të cënojnë sigurinë e konsoliduar tashmë të shqiptarëve"-vijon deklarata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›