E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Berisha ka braktisur pensionistet

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne nje takim me pensioniste te kryeqytetit akuzoi ashper mazhorancen ne vendimin per te hedhur poshte projektligjin e paraqitur per moshen e trete ne kuvend. 

Zoti Meta theksoi se ky eshte tregues i qarte i mashtrimeve te vazhdueshme te kryeministrit qe mendon te mbushe vetem xhepat e tij.

“Kryeministri duhet te ishte me solidar me pensionistet, pasi vete ai sot eshte ne prag te moshes per pension. Po ai nuk eshte i interesuar per ju, sepse pensionin Berishes ia siguron Fazllici”, u shpreh Meta.

Ndersa sipas Isa Gorices, kryetarit te Sindikates se Pensionisteve, pensioni mesatar sot eshte 2.9 perqind me i ulet se ne 2006 dhe akoma me i ulet se ne 2005.

Kreu i LSI-se theksoi se kryeministri vijon te beje vetem demagogji me pensionistet duke i lene ata ne harrese te plote.

Meta u premtoi pensionisteve nje vemendje prioritare pas qershorit te 2009 qe sipas tij do te nxjerre ne pension politik kryeministrin Berisha.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','560','height','193','src','flash/zogby','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/zogby' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›