MPJ: Mbështetje kërkesave të shqiptarëve në Serbi
Me këtë rast, ministri i Jashtëm, Meta, ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e subjekteve politike shqiptare dhe të të gjithë votuesve shqiptarë, për kurorëzimin e këtij procesi, dëshmi kjo e maturisë politike, përgjegjshmërisë qytetare dhe i kapacitetit të tyre demokratik.
“Konstituimi, sa më shpejt, i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, në respekt të vullnetit të shprehur të qytetarëve, do t’i shërbejë garantimit, në rrugë institucionale, të të drejtave themelore të shqiptarëve”, thekson Ministria e Jashtme.
Në fund të deklaratës, kjo ministri rikonfirmon angazhimin dhe vendosmërinë e Qeverisë së Shqipërisë në mbështetje të kërkesave të ligjshme të shqiptarëve në Serbi.