MPJ: Njohja e Kosovës, e pandalshme
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndeti të enjten vendimin e Principatës së Andorës për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
"Ky vendim vlerëson progresin e bërë në Kosovë, si dhe kontribuon për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit”, thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme.
MPJ vlerëson se "procesi i njohjeve është i pandalshëm, me ndikim të drejtpërdrejtë në konsolidimin e standardeve demokratike në Kosovë, me forcimin e stabilitetit në rajon. Sikurse e ka cilësuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pavarësia e Kosovës është në përputhshmëri të plotë me të gjithë ligjet e të Drejtës ndërkombëtare"