E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i HEC-eve,në Kuvend.Mungon opozita

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur senacen e sotme me diskutimin per privatizimin e katër HEC-eve, kaluar ne Komisionin e Ekonomise vetem pak dite me pare vetem me votat e maxhorances.

Sikunder pritej, ne seance mungojne deputetet e opozites, te cilet qe nga fundi i zgjedhjeve kane bojkotuar seancat plenare dhe te gjitha punimet e komisioneve parlamentare.

Deputetet e shumices diskutojne per projektligjin për krijimin e katër shoqërive të hidrocentraleve përkatësisht atë Ulëz-Shkopet, Tiranë-Lanabregas, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, qe do  t’i hape rrugen me tej edhe procesit te privatizimit.

Perkunder vendimit te grupit te PS-se per bojkot te Kuvendit, deputeti i PS-se, Erjon Brace eshte shprehur per domosdoshmerine e pranise se opozites ne kuvend, (lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama) per te kundershtuar ashper ate qe ai e quan shpronesim te Shqiperise nga ana e Sali Berishes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›