E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidington: Kriza e tejzgjatur po ngadalëson integrimin

Ministri britanik i shtetit për Europën David Lidington ka deklaruar sot se kriza e tejzgjatur politike në Shqipëri po ngadalëson procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama, Lidington theksoi se palët politik duhet të nisin sa më shpejt dialogun dhe të vijojë të përmbush reformat pasi përndryshe Shqipëria do të mbetet pas vendeve të tjera në procesin e integrimit.
 

Ai gjithashtu ka theksuar se ofron mbështetje për çdo formë ligjore për të nisur dialogun mes palëve dhe këtë ai ia ka shprehur edhe liderit të PS-së Edi Rama gjatë takimit të sotëm.

"Opozita ta mbajë qeverinë në punë dhe të kërkojë llogari duke u përballur përmes dialogut. Një nga detyrat e opozitës është të sfidojë qeverinë dhe t’i prezantojë këto në Parlament. Por kjo nuk do jetë e mundur nëse ajo nuk shkon në parlament, kjo nuk do të mundësojë as përmbushjen e reformave ndërkombëtare për vendin. Ne vijoijmë të urojmë që të përmbushni detyrimet dhe të ndërmerrni angazhimet dhe reformat për të përmbushur ato”- theksoi më tej Lidington.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›