Topi në Koman: Të monitorohet moti dhe reshjet

Presidenti Bamir Topi ka udhëtuar sot drejt Komanit ku është takuar me drejtues dhe inxhinierë të këtij hidrocentralit ku u informua për situatën e krijuar atje. Gjatë takimit me specialistët, kreu i shtetit ka kërkuar nga specialistët të mbajnë nën kontroll situatën.
“Ju përgëzoj për angazhimin, në çdo çast të mbizotërojë mendimi i specialistëve. Është e rëndësishme të parashikohen situatat atmosferike. Mbani në gatishmëri infrastrukturën për të siguruar energji elektrike. Të sigurohet rikthimi i energjisë edhe atje ku mungon për shkak të vështirësive” ka shtuar Topi. Ai gjithashtu i përgëzoi ata për ndihmën që kanë dhënë komunitetit ndaj ndërsa shtoi se kjo situatë do kapërcehet me bashkëpunim dhe mbështetjen te specialistët.
Presidenti Topi zhvilloi një vizitë në komunën Temal në qarkun e Shkodrës ku u takua edhe me kryekomunarin dhe me drejtues të tjerë vendorë ku u interesua për situatën në 10 fshatrat e kësaj komune dhe për punën e bërë dhe nevojat e banorëve.
“Inkurajoj të gjitha strukturat në nivel lokal e qëndror të bashkëpunojnë në nivel këshilli me solidaritet. Duhet bashkëpunim pa ngjyrime politike. Përgëzoj strukturat që po punojnë në emergjencë: ushtrinë, policinë dhe vendorët” Dje, kam përshëndetur strukturat që janë impenjuara në këtë situate, median të cilat pasqyrojnë bashkëpunimin mes shtetit dhe qytetarëve , tha Topi.
Presidenti Topi ka kërkuar gjithashtu të ndihmohet familja Keqi e cila ka 4 antërë të saj me problem shëndetësore dhe është e izoluar nga dëbora në fshatin Vilë të komunës Temal.