E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni në kodin penal, të dënohen edhe favorizuesit

Ushtrimi i prostitucionit dhe masa që merret me ligj ndaj kësaj vepre ka qenë në fokus të propozimeve të sjella nga shoqëria civile në komisionin e ligjeve në propozimet për kodin penal.

Ndërsa nënkryertari i komisionit propozoi që diskutimi në mënyrë të vecantë për nenin 113 të kodit, që parashikon që ushtrimi i prostitucionit të dënohet me gjobë deri në tre vjet burg, të vijë të diskutohet të hënën në komision. Përfaqësuesit e shoqërisë civile erdhën me propozime konkrete për këtë cështje. Sipas tyre ligji duhet të parashikojë dënim edhe për ata që paguajnë për një shërbim të tillë, jo vetëm ato që e kryjnë me vullnet ose jo.
 

Ndërkaq sërish përfaqësuesit e shoqërisë civile në komision propozuan që me ndryshimet në kodin penal të parashikohet që të mos dënohen ata persona që kapen duke konsumuar drogë dhe që janë pjesë e strukturave përkatëse për rehabilitimin e tyre, të mos dënohen.
 

Ndërkaq në komisionin e ligjeve u miratuan në unanimitet ndryshimet në kodin civil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›