MPJ: Rrapo nuk ka pasur precedentë penalë

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas arrestimit të një punonjësi të saj në SHBA, i cili akuzhet për trafik droge.
Sipas selisë diplomatike në Tiranë, shtetasi i arrestuar, Almir Rrapo nuk ka qënë asnjëherë anëtar i Shërbimit Diplomatik.
Ministria thekson gjithashtu se Rrapo është punësuar sipas të gjitha rregullave të adimistratës publike dhe ai nuk ka rezultuar me precedentë penalë. “Almir Rrapo u shkarkua nga detyra pas arrestmit për trafik droge në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatën për shtyp.