E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Rritja e pensioneve, tallje për qytetarët

Rritja e fundit e pensioneve është e papërfillshme, e pamjaftueshme dhe është tallja më e ulët me qytetarët që kanë punuar tërë jetën për të përfituar kaq pak sot. Kështu është shprehur nënsekretari për programin në PS-së Ervin Bushati në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën ekonomike në vend. Sipas tij në 1 korrik 2010 është zbatuar rritja më e ulët në përqindje e pensioneve në 10 vitet e fundit, si për pensionet e fshatit ashtu dhe për pensionet e qytetit.

'Farsa mediatike me pensionet' që lëshon si pa të keq kryeministri - është në fakt jeta reale e qytetarëve të këtij vendi. Rritja e pensioneve në këtë kohë krizë të ekonomisë familjare është me vetëm 20 lekë në ditë; shteti i dhuron sot pensionistëve aq lekë sa për të blerë një kokërr vezë në ditë" theksoi Bushati.

Më tej Bushati akuzoi qeverinë se pasi mohoi turpshëm për kaq kohë krizën ekonomike të familjeve, ajo do të financojë një buxhet anemik dhe të reduktuar masivisht në investime.
"Deficiti i buxhetit të qeverisë do të mbulohet, nëpermjet çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve më të shtrenjta, nga punonjësit dhe pensionistët e vendit. çdo familje shqiptare është sot dëshmitare e një buxheti krize, dhuratë e qeverisë së tyre të korruptuar dhe të pandjeshme ndaj vështirësive të tyre" përfundoi Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›