MPJ Shqiptaret ne Japoni te paprekur nga termeti
Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise konfirmoi dje se po ndjek me vemendje situaten e krijuar ne Japoni pas termetit te fuqishem dhe cunamit qe ka prekur prefekturat e Miuagit dhe Fukushimes dhe eshte ne komunikim te vazhdueshem me ambasaden tone ne Tokio per tu interesuar per shtetasit shqiptare qe ndodhen atje. Ne deklarate thuhet se Ministria e Puneve te Jashtme ka kontaktuar ambasadorin e Republikes se Shqiperise ne Japoni i cili raporton se deri tani nuk ka asnje viktime nga shtetasit shqiptare gje e cila eshte konfirmuar edhe nga Ambasada e Japonise ne Rome. Ne Tokio ndodhen rreth 20-30 shtetas shqiptare te cilet ndodhen atje per studime dhe trajnime ose te punesuar me familjet e tyre. Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Tokio eshte ne komunikim te vazhdueshem me autoritetet e vendit per te siguruar informacionet me te fundit ne lidhje me shtetasit shqiptare me banim ne zonat e prekura nga kjo fatkeqesi natyrore.