E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me banoret e Gerdecit Jo zvarritje gjykimit te te akuzuarve

Kryeministri Sali Berisha shprehu dje shqetesimin per zvarritjen e gjykimit te te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit. Berisha zhvilloi nje takim me nje perfaqesi te komunitetit te banoreve te Gerdecit te Bashkise Vore. Ne takim ishte i pranishem edhe kryetari i Bashkise se Vores Fiqiri Ismaili. Duke i pershendetur perzemersisht Kryeministri Berisha u shpreh se ishte kenaqesi dhe deshire qe te merrte kontakt te drejtperdrejte me ta dhe te njihej me shkallen e plotesimit te nevojave si dhe per ti garantuar se qeveria shqiptare nuk do te heqe dore per asnje cast nga vemendja ndaj tyre dhe plotesimin e te gjitha kushteve per nje jete sa me normale. Pasi u njoh me kerkesat Kryeministri u shpreh se kerkesat e tyre jane te arsyeshme dhe i siguroi se qeveria do ti plotesoje ato. Une dua tju siguroj se kjo qeveri nuk do te heqe kurre nga vemendja mbeshtetjen tuaj me te gjitha mundesite qe ka dhe kete do tia transmetoni gjithsecilit banor dhe qytetar te asaj zone. Ne do te qendrojme pas secilit prej jush dhe do tju mbeshtesim gjer ne zgjidhjet me perfundimtare. Sigurisht qe ne do te marrim persiper pa asnje medyshje qirate dhe ndihma te tjera. Kryetari juaj i bashkise i ka sjelle kerkesat dhe une deshiroja dhe i kerkova tju takoja qe tju siguroj se ne cdo problematike me te cilen ju perballeni qeveria do tju mbeshtese pa asnje hezitim. Ju falenderoj shume dhe ju kerkoj te pershendesni te gjithe banoret e te jeni te sigurt se une jam i vendosur qe qeveria te beje gjithcka per tjua lehtesuar e permiresuar jeten - u shpreh Kryeministri.

Gjate bisedes Kryeministri u ndal edhe ne ecurine e procesit te gjykimit dhe u shpreh se ndjehej i hidheruar nga zvarritja e ketij procesi. Ju garantoj se ka qene jashtezakonisht e hidhur per mua zvarritja e gjykimit. Te jeni te sigurt se jam shume i prekur dhe i revoltuar nga kjo zvarritje. Ne e kemi ndjekur dhe jemi jashtezakonisht te interesuar qe te behet drejtesia. Ne do te bejme gjithcka kemi ne dore qe drejtesia te behet - tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›