Fatkeqesia Berisha dhe Topi solidaritet me kombin japonez
Kryeministri Sali Berisha shprehu dje solidaritetin e qeverise shqiptare me kombin e madh japonez qe dje eshte perballur me katastrofat me te medha te historise se tij nje cunam dhe termet qe ka shkaterruar gjithcka i ka dale perpara duke marre jeten e dhjetera personave. Shefi i qeverise shprehu hidherimin e thelle per humbjen e jeteve. Shprehim ndjenjat me te thella te solidaritetit dhe simpatise me kombin e madh japonez me Madherine e tij Hakihito Kryeministrin japonez dhe kombin japonez ne nje moment te nje tragjedie te madhe natyrore. Japonia tha me tutje Kryeministri perballet me nje nga fatkeqesite me te medha natyrore ne historine e vendit. Z. Berisha risolli ne vemendje se Japonia u prek nga nje cunam me dallge 10 metra te larta uji dhe nje termet prej me se 9.8 balle i shkalles Rihter qe kane bere sipas te dhenave shkaterrime te paimagjinueshme dhe humbje jetesh ende te pallogaritshme. Ne shprehim solidaritetin me te madh me qeverine e Japonise duke uruar te mos shtohet numri i viktimave pasi dallga 10 metra e larte dhe termeti ka rrafshuar gjithcka ka gjetur perpara. Kete solidaritet Kryeministri e shprehu ne krye te mbledhjes se Komitetit te Zhvillimit te Rajoneve. Qendra e cunamit qe preku Japonine ishte ne ishujt Havai. Po dje edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi i dergoi nje mesazh ngushellimi Perandorit japonez.