MPJ: Sulmi ndaj flotës me ndihma për Rripin e Gazës, i pajustifikueshëm

Të përfaqësuara prej ministrisë së Punëve të Jashtme, ato kanë reaguar duke pohuar se në Shqipëri po ndiqen me shqetësim zhvillimet e fundit të ndodhura në rajonin e nxehtë të Lindjes së Mesme.
Ministria e Punëve të Jashtme është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme ku gjashtë anije me aktivistë ndërkombëtarë të paqes që transportonin ndihma humanitare në drejtim të Rripit të Gazës u sulmuan nga forcat ushtarake izraelite dhe si pasojë gjetën vdekjen një numër civilësh e u plagosën disa të tjerë, thuhet në deklaratën përkatëse të lëshuar nga MPJ lidhur me një fakt të tillë.
Duke shtuar më tej, se institucioni i diplomacisë shqiptare, e konsideron këtë sulm si të pajustifikueshëm dhe u bën thirrje autoriteteve izraelite të hetojnë menjëherë në lidhje me këtë ngjarje e cila ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe më gjerë.
Anijet luftarake izraelite kanë sulmuar sot flotën me anije ndërkombëtare, e cila ishte e pajisur me furnizime për palestinezët në Rripin e Gazës, duke lënë të vdekur mbi 15 persona.
Konfirmohet se gjashtë anijet e flotës me qindra aktivistë ishin nisur të dielën nga Qiproja dhe kishin vazhduar rrugën për në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli kishte kërcënuar vazhdimisht se anijet do të ndalohen në rast nevoje me dhunë.
Në bord ishin rreth 10.000 tonë mallra, në mesin e të cilave materiale për shtëpi si dhe 500 karrige me rrota për invalidë si dhe pajisje të tjera mjekësore.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")