E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ: Sulmi izraelit, i pajustifikueshëm, të bëhen hetime

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ndaj sulmit të anijes me ndihma humanitare për Rripin e Gazës nga izraelitët. Në një deklaratë për shtyp Ministria e Jashtme thekson se është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme ku gjashtë anije me aktivistë ndërkombëtarë të paqes që transportonin ndihma humanitare në drejtim të Rripit të Gazës u sulmuan nga forcat ushtarake izraelite dhe si pasojë gjetën vdekjen një numër civilësh e u plagosën disa të tjerë.

"MPJ e konsideron këtë sulm si të pajustifikueshëm dhe u bën thirrje autoriteteve izraelite të hetojnë menjëherë në lidhje me këtë ngjarje e cila ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe me gjerë" përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›