MPJ: Të respektohet ligji në veri të Kosovës

“Vënia në funksion e pikave doganore në veri të Kosovës dhe prania e doganiereve të saj atje është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ky është gjithashtu një hap i rëndësishëm për vendosjen e reciprocitetit në shkëmbimet tregtare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në reagim.
Sipas MPJ-së, ky zhvillim i ri, i mbështetur plotësisht nga partnerët ndërkombëtarë, do të inkurajojë uljen e tensionit, duke krijuar një situatë, mbi të cilën të ndërtohet normaliteti në mënyrë konstruktive dhe me maturi. MPJ bën thirrje për respektimin e rendit e ligjit në vazhdimësi, si një kontribut shumë i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy vendet. /Start/
2011-09-17 10:02