Doda Kursi i ri i Edi Rames nuk eshte gje tjeter vecse nje mashtrim publik
Mesila Doda, nënkryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend i tha medias se kryesocialisti Edi Rama po provon se kursi i tij i ri nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim publik.
Sipas zonjës Doda, loja e Ramës “Një ditë voto në Kuvend, një ditë jo”, nuk ka lidhje me kontributin e PS-së për integrimin, siç ai me deklarata pozitive është rikthyer në këtë sesion të ri parlamentar.
Doda ftoi opozitën të jetë serioze në nisjen e punës për përmbushjen e prioriteteve të Bashkimit Europian, prej dy vitesh të bllokuara në axhendën e Kuvendit.
Sipas Dodës, koha është që Rama të mësojë të lërë dredhitë politike, pre’ e të cilave përherë ka rënë vetë lideri i opozitës.
Reagimi i zonjës Doda erdhi pasi socialistët refuzuan të miratonin kodin ajror, hekurudhor, e detar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, e ndërsa vetëm një ditë më parë kishin dhënë votat për miratimin e kodit rrugor.
Kjo nuk u mirëprit aspak nga kryetari i tyre Rama e që u reflektua menjëherë në bllokimin e kodeve të tjera në Kuvend, nën pretekstin se rikthimi i tyre nuk është për të votuar arna, por paketa ligjore”.