MPJ: Udhërrëfyesi për Kosovën, ngjarja me rëndësi

“Dorëzimi i udhërrëfyesit shënon një ngjarje shumë të rëndësishme në agjendën integruese të Kosovës, dhe një hap cilësor drejt materializimit të perspektivës së pakthyeshme të saj evropiane”, thuhet në reagim.
Ministria e Punëve të Jashtme është e bindur se institucionet e Kosovës do të përmbushin me shpejtësi dhe cilësi të gjithë detyrimet që përmban platforma e dorëzuar sot, duke dëshmuar aftësi e kapacitete të plota vepruese në drejtim të konsolidimit të përkatësisë evropiane të Republikës së Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj.
"Kurorëzimi i suksesshëm i këtij procesi do të shënojë edhe shembjen e barrierës së fundit në lëvizjen pa viza të të gjithë qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt hapësirës Shengen", thuhet gjithashtu. /Start/
2012-06-15 08:31