E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Të mos mohohet genocidi në Srebrenicë

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, Xhonatan Mur, ka thënë se është tejet e rëndësishme që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, sepse një gjë e tillë është konfirmuar nga dy gjyqe ndërkombëtare.

Komentet e tij në Banja Llukë pasojnë ato të presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikolic, i cili ka thënë se në Srebrenicë nuk ka ndodhur genocid, por krime të rënda të luftës.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të ashpra si nga zyrtarët e Bosnjës, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

Në Masakrën e Srebrenicës, më 1995, forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladic, kanë vrarë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Mizoria është cilësuar si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Mur ka thënë se Ambasada e SHBA-së po përcjell nga afër situatën në Srebrenicë, sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Diplomati amerikan ka thënë se, këto ditë, do të vizitojë këtë komunë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›