Fullani: Masa jo ekstreme për krizën

"Viti i kaluar dhe pjesa e parë e këtij viti treguan se kriza globale është në gjendje akute dhe në qendër të saj është borxhi dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i aktivitetit ekonomik", tha Fullani i pranishëm në Seminarin Rajonal të Nivelit të Lartë "Evropa Juglindore: Parakushtet për Reforma", që u organizua në Tiranë nga Banka e Shqipërisë dhe Universiteti i Oksfordit.
Ai shtoi se nuk duhet të ndërmerren masa drastike, pa u ekzagjeruar të gjitha mundësitë. "Të nxitur nga përfitimet e perceptuara afatshkurtra kundrejt kostove reale, që mbart procesi i korrektimit, publiku, biznesi, grupet e interesit kërkojnë koncensione afatshkurtra nga instituicionet përkatëse, përfshi këtu edhe bankat qendrore. Nuk mund të kërkohen zgjidhje ekstreme, kur akoma nuk janë ezauruar të gjitha mundësitë, për një konsolidim afatmesëm dhe afatgjatë", tha Fullani.
Shqipëria, tha Guvernatori, ka ndërmarrë reforma të rëndësishme politike e ekonomike, të bazuara në parimet e ekonomisë së tregut dhe të një sistemi të qëndrueshëm, duke rritur pavarësinë e Bankës Qendrore dhe të institucioneve të linjës si partnerë në përballimin e krizës. Vëmendja për ekonominë duhet të jetë mbi atë politike sugjeroi kreu i sistemit bankar shqiptar, duke garantuar se "BSH-ja do të vazhdojë të jetë e kujdesshme në politikat makroekonomike si një nga detyrimet madhore që buron nga Kushtetuta dhe do të zbatohet me rigorozitet". BSH-ja, tha Fullani, gjykon se duke ruajtur politikën monetare dhe inflacionin kemi lancuar ruajtjen e ekonomisë. /Start/
2012-06-14 16:41