E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore shtyhet procesi i Prudentinos gjykata nderron avokatin

VLOREuml- Procesi gjyqesor ndaj bosit te organizates mafioze italiane Sacra Corona Unita Albino Prudentino eshte shtyre perseri. Procesi qe po zhvillohej ne gjykaten e Vlores u shut pas mungeses se avokatit mbrojtes te Prudentinos.

Avokati i tij Ferdinand Ndoi e ka justifikuar mungesen e tij ne seance duke thene se nuk kisha marre asnje njoftim per mbajtjen e procesit. Ne keto kushte Gjykata e Vlores vendosi te nderroje avokatin. Ne vend te Ferdinand Ndoit mbrojtesi i ri i Prudentinos do te jete Arjan Cela.

Arrestimi i 59 vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita.

Ndaj Prudentinos Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdherin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian. Albino Prudentino nje nga figurat e njohura te Mafias italiane njihet per kontrabanden e cigareve dhe kohet e fundit edhe trafikun e droges ne bashkepunim me rrjete te fuqishme te trafikut jo vetem ne Itali por edhe ne Ballkan.

Pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi Prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›