MPPTT, Bashkisë së Tiranës: Dorëzo planin rregullues
Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, i ka kërkuar sot Bashkisë së Tiranës të dorëzojë planin rregullues të kryeqytetit. Qeveria e cilëson të papranueshëm faktin që ky plan po mbahet peng
TIRANE- Ministria e Punëve Publike, i ka kërkuar sot Bashkisë së Tiranës të dorëzojë planin rregullues të kryeqytetit.
Gjatë një konference për shtyp Drejtori për marrëdhëniet ne publikun, pranë kësaj ministrie Agim Ndroqi, ka kërkuar nga ana e Bashkisë të bëjë dorëzimin e këtij plani rregullues pranë sekretarisë teknike të KRRTRSH-së.
“Prej disa muajsh sekretaria e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë pranë Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit po pret që Bashkia të dërgojë pranë kësaj sekretarie këtë plan. Ndaj i kërkoj zyrtarisht Bashkisë të paraqesë planin rregullues të Tiranës pranë sekretarisë teknike të KRRTRSH-së”- tha Ndroqi.
Qeveria e cilëson të papranueshëm faktin që ky plan po mbahet peng. “Është e pa principtë dhe e papranueshme që ky plan të mbahet peng muaj të tërë për tu modifikuar njollat dhe trojet e ndërtimit sipas interesave të grupit Kokdhima dhe grupit Edil”-theksoi më tëj në fjalën e tij Agim Ndroqi. (a.r/balkanweb)