E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinoptikanët: Rikthehet bora në veri dhe verilindje

Sinoptikanët parashikojnë rifillimin e reshjeve të borës në zonat veriore dhe verilindore të borës mbrëmjen e sotme. Në 3 ditët e ardhshme moti do të jetë më i qëndrueshëm, por me temperatura të ulëta. 

TIRANE- Sipas parashikimit të motit nga Shërbimi Metereologjik i Forcave Ajrore, mbrëmjen e kësaj të diele në zonat veriore dhe verilindore të vendit do të rikthehen reshjet e borës.
Mori do të jetë i ftohtë ndërsa temperaturat minimale do të variojnë sipas zonave nga -7 në -1 gradë celsius, kurse ato maksimale nga 0 në 10 gradë. Reshjet e borës sipas këtij shërbimi do të jenë karakteristike e zonave veriore, kurse pjesa perëndimore e vendit do të jetë më e stabilizuar në fillimin e javës së ardhshme.
Fundjavën e ardhshme në të gjithë vendin do të rikthehet një mot i paqëndrueshëm dhe me vranësira. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›