E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPTT: Prishjet në 2007-ën, brenda ligjit

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka saktësuar se të gjitha prishjet e bërë në pranverën e vitit 2007në Jalë kanë qenë tërësisht në përputhje me ligjin dhe me termat e Bankës Botërore. Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në MPPTT Altin Ndroqi është shprehur në një konferencë për shtyp se prishjet e ndërtimeve të paligjshme në të gjithë territorin do të vazhdojnë kudo që do të konstatohet mbivendosje e interesave mafioze mbi ato publike.
"Pikërisht interesat mafioze të Edi Ramës dhe klientëve të tij u goditën në 2007-ën dhe se përsa kohë qytetarët besojnë në punën tonë me të cilat e dënuan Ramën të bëjë kryekaragjozin" theksoi Ndroqi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›