Konfindustria: Tregti e përbashkët me Kosovën
24/08/2009 Buxhuku: Tregu i Hapur Shqiptar është proces i vonuar
Realizimi i tregut të hapur shqiptar është një proces i vonuar. Me këtë shqetësim një prej grupimeve më të mëdha të biznesit në vend, Konfindustria, thekson se ky është një kusht për shfrytëzimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit. Ky reagim vjen një javë pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha për bashkim të shqiptarëve kudo ku ndodhen në Shqipëri apo Kosovë. “Konfindustria shpreh shqetësimin e saj lidhur me shkallën mjaft të ulët të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe ripërsërit domosdoshmërinë e veprimeve të shpejta institucionale të përbashkëta të dy vendeve tona për të ndërtuar Tregun e Hapur Shqiptar si kusht mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, proces në të cilin jemi mjaft të vonuar”, - thekson Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë. Sipas tij, tregu i hapur është tërësisht nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe vetë përvojës së vendeve të BE-së.
Avantazhet
Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë shkon më tej duke theksuar se hapja e tregut do të mirëpriste zgjerimin me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. “Për të kaluar në krijimin e një Tregu Rajonal të Hapur në interes të të gjithë qytetarëve të vendeve tona, nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe si hap pararendës i integrimit të përbashkët në BE”, - thotë Buxhuku. Ai vlerëson investimin e bërë në rrugën me rëndësi strategjike Durrës-Morinë nga Qeveria si dhe dëshirën e shprehur të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e pjesës së mbetur të saj deri në kufirin me Serbinë. Në këtë kuadër ai vlerëson edhe disa projekte të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve energjetike. Ndërkaq, sipas tij, pjesa tjetër e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy vende mbetet vetëm në planin protokollar dhe propagandistik. “Vendimmarrja politike e Shqipërisë dhe Kosovës deri më tash nuk po bën përpjekjet e duhura lidhur me shfrytëzimin e mundësive të shumta të bashkëpunimit, duke mos ju përgjigjur siç duhet dëshirës dhe vullnetit të industrive, biznesit dhe qytetarëve për shtimin e detyrueshëm të marrëdhënieve”, - thekson Buxhuku. Sipas tij, është e papranueshme që shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbetet në shifra të ulëta prej vetëm disa dhjetëra milionë eurosh edhe pse janë dy vende shumë afër njëra-tjetrës me lidhje natyrale. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm deficiti tregtar i të dy vendeve kap shifra mbi 4 miliardë euro.
Deklarata e Kryeministrit
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar rreth një javë më parë se tashmë nuk ka kuptim që të ketë barriera kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu është shprehur në një intervistë për “Klan Kosova”, shefi i qeverisë duke bërë të njohur projektin e interesit kombëtar. “Projekti ynë i interesit kombëtar konsiston në bashkimin e Kombit Shqiptar në zhdukjes e pasojave të padrejtësisë ndër më të mëdha që Evropa ka njohur, me ndarjen e tij. Shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ndodhen në trojet e tyre duhet të ndjehen njëlloj”, - thekson Kryeministri Berisha. Deklarata është mirëpritur nga përfaqësuesit e politikës kosovare.