E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës do të jetë e paluhatshme, tha sot ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Christopher W. Dell, i pritur në një takim nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale. Presidenti Sejdiu shprehu kënaqësinë për takimin me ambasadorin Dell dhe konsideratat për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjen e tyre të përhershme që i kanë dhënë Kosovës.
"Qëndrimi amerikan ndaj Kosovës është vërtetë i thjeshtë dhe i qartë. Së pari, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës do të jetë e paluhatshme. Së dyti, ne jemi të përkushtuar për projektin tonë të përbashkët të ndërtimit të një vendi demokratik, shumetnik, tolerant dhe përparimtar, në të cilin respektohet ligji dhe i cili do të bëhet anëtar i plotë i familjeve transatlantike dhe evropiane", theksoi ambasadori Dell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›