E Shtunë, 31 Tetor 2026

AGPK shpall më të mirët kundër korrupsionit

Tre gazetar, dy nga “Koha Ditore” e një nga “Zëri” janë shpërblyer me çmimin për artikujt më të mirë kundër korrupsionit për këtë vit.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës në bashkëpunim më UNDP-në dhe Agjencionin Kundër Korrupsionit i kanë dhënë këtë çmim Jeton Llapashticës nga “Zëri” për shkrimin, “MPB-ja avullon 1.4 milion euro”. Ndërkaq, Vehbi Kajtazit e Besnik Krasniqit për shkrimet “Thaçi e bënë zv. ministër të akuzuarin për vepra kriminale” dhe “Pacolli shkel ligjin me investimet në Nigeri”.

Kurse, çmimi për raportin më të mirë televizive, i ka takuar, gazetarëve Kreshnik Gashi dhe Alban Selimit, për kronikën, “Mitmarrja në Polici” , prodhim i Jeta në Kosovë.

Vendi i parë për shkrimin më të mirë, botuar në portale dhe gazetat në internet i është ndarë gazetarit të Jeta ne Kosovë, Parim Olluri, për një sërë keqpërdorimesh që ka raportuara.

Drejtori i Asociacionit të Gazetave Profesionit të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka thënë se në garë për këto çmime kanë qenë 28 gazetarë me më shumë se nga një paraqitje. Ai ka vlerësuar se media luanë rol kyç në luftimin kundër korrupsionit.
“Mediet nuk mund të luftojnë korrupsionin, por pa mediet lufta është e pamundur”, ka vlerësuar Mushkolaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›