E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH PS akuza te stisura lista e barnave transparente

Insistimi i opozites per disa fenomene qe jane te qarte e plotesisht transparente nuk eshte nje insistim qe buron nga nje kerkese per transparence por per interesa te ngushta te perfitimit te disa operatoreve te caktuar ne treg te cilet duan te perfitojne nepermjet presionit dhe jo konkurrences se ndershme tha zedhenesja e MSH-se Alisa Demollari.

Sipas saj fale politikave te qarta te MSH sektori farmaceutik ne Shqiperi eshte teresisht i hapur dhe transparent jo vetem per operatoret ne treg por edhe per konsumatoret duke shtuar se MSH nuk i ben sherbim ne asnje rast shembujve te stisur lidhur me cmime barnash per me teper kur sot fale pikerisht ketyre politikave apo qendrimeve te MSH nuk ka asnje medikament qe te jete alternative e vetme ne treg me perjashtim te atyre qe jane patente nderkombetare.

Kjo hapje e tregut farmaceutik e panjohur me pare ka bere te mundur nxitjen e konkurrences dhe uljen ne vazhdimesi te cmimeve pavaresisht faktit qe Shqiperia eshte nje treg i vogel ne krahasim me tregun evropian vijoi Demollari duke vene ne dukje faktin se jane pikerisht keto politika qe kane nxitur e mbeshtetur prodhimin farmaceutik ne vend.

Ajo beri te ditur se tashme eshte licensuar dhe nje operator i dyte prodhues ne tregun farmaceutik i cili do te beje te mundur rritjen e prodhimit vendas duke konkurruar barnat qe vijne nga Bashkimi Evropian jo vetem ne cilesi por edhe ne cmim cka do te beje te mundur qe cmimet e barnave te bien ne vazhdimesi. Referuar listes se barnave me rimbursim te viteve 2009 dhe 2010 Demollari u shpreh se jane ulur cmimet e alternativave te para te barnave dhe ky eshte shembulli me i qarte i efektit pozitiv qe ka dhene shtimi i konkurrences ne tregun farmaceutik.

Po ashtu sipas saj ne funksion te kesaj eshte ne poces hartimi i nje Vendimi te Keshillit te Ministrave per te negociuar cmimet e barnave me kompanite. Nderkohe i gjithe legjislacioni qe perdoret ne Shqiperi ne lidhje me farmaceutiken eshte nga pjeset e legjislacionit me te perafruara me ate te BE jo vetem ne fushen e shendetesise por edhe per sektore te tjere jashte saj informoi Demollari.

2010-11-07 1633

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›