Shtepia ne flake asfiksohet 49-vjecari
DEVOLL - Vdes nga asfiksia nje 49-vjecar nga nje fshat i rrethit te Devollit pasi banesa e tij u dogj per shkak te nje qiriri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se shtunes ne fshatin Bracanj te rrethit te Devollit ku ka humbur jeten nga asfiksia Arben eliku. Viktima sipas policise jetonte i vetem dhe ne kushte te veshtira ekonomike dhe per kete shkak nuk kishte as furnizim me energji elektrike por e ndriconte dhomen e tij me ane te nje qiriu. Ne kohen qe ka ndezur qiriun per ndricim pasditen e djeshme 49-vjecari eshte shtrire ne shtrat dhe e ka zene gjumi. Policia tha se pikerisht nga nje qiri i ndezur jane perhapur flaket qe dogjen banesen ku jetonte i vetmuar viktima. Sipas te dhenave banore te fshatit dhe fqinje te viktimes kane nderhyre vetem kur kane pare zjarrin qe po digjte shtepine por nderkaq 49-vjecari eliku kishte humbur jeten nga asfiksia. g.a