E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres shperthen tubi i vajit nje i plagosur

DURRES - Shperthimi i nje tubi vaji gjate riparimit te nje defekti ne Portin e Durresit plagos nje punetor. Ngjarja ndodhi rreth ores 1615 ne territorin e Portit Detar te Durresit pikerisht ne sheshpushimin e Oficines se Sherbimit te Mjeteve. Burime te policise pohuan se gjate provave perfundimtare qe po kryheshin pas riparimit te nje mjeti stivues kontejneresh ka ndodhur shperthimi i nje tubi vaji. Per pasoje ka pesuar demtime nje punonjes i kompanise se sherbimeve Karkotek Albania e konkretisht shtetasi Skender Derjaj rreth 55 vjec. I demtuari eshte transportuar per ndihme mjekesore ne Spitalin e Durresit ku edhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Aktualisht grupi hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve te para me qellim sqarimin e rrethanave te ngjarjes nese ajo ishte aksidentale per shkak te pakujdesise apo mosmarrjes se masave te sigurimit teknik. l.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›