E Diel, 1 Nëntor 2026

MSHMS: 31 të lënduar nga protesta e djeshme, 21 prej tyre efektivë policie

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 31 të lënduar.

Sipas MSHMS, mes të lënduarve si pasojë e përplasjeve në protestë ishin 21 efektivë, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

Në përditësimin e sotëm, të orës 11:30, MSHMS bën me dije se aktualisht në SUT janë dy protestues që po plotësohen me ekzaminime dhe konsulta.

Nga data 13 tetor e në vijim, thuhet në njoftim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14, mes tyre 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

MSHMS informon se “gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 të lënduar, 2 efektivë policie dhe 3 protestues.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›