E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinj protestues dëmtojnë monumentin “Lahuta e Malcis” në Lezhë, Ndreu: Fali o Zot, se s’dinë ç’bëjnë!


TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Të rinj protestues në Lezhë ndërsa kanë dalë në rrugët e qytetit, kan dëmtuar edhe monumentin “Lahuta e Malcis”, të vendosur në bulevardin “Gjergj Fishta”, në qendër të qytetit.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu reagoi duke përcjellë pamjet e të rinjve që shkatërrojnë monumentin.

“’Lahuta e Malcis’ në Lezhë, në tokën e Gjergj Fishtës! Fali o Zot, se s’dinë ç’bëjnë!”, shkroi Ndreu.

Monumenti “Lahuta e Malcis” nderon veprën e poetit kombëtar At Gjergj Fishta. Në formën e tij origjinale, monumenti duket si libër gjigant i hapur i gdhendur me vargje dhe elemente simbolike, duke shërbyer si një simbol i rëndësishëm urban dhe kulturor për qytetarët dhe vizitorët

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›