MSHMS: Dy protestues dhe dy efektivë të lënduar në protestën e sotme u trajtuan në spital

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi sot se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar gjatë protestës së sotme.
Sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore deri në orën 19:00 MSHMS njofton se aktualisht një protestues është i shtruar, kurse një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur 1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.
/k.s/ /a.g/