E Diel, 1 Nëntor 2026

MSHMS: Pesë të lënduar gjatë protestës morën trajtim në Spitalin e Traumës

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Pesë persona, efektivë policie, protestues, kalimtarë dhe dy të mitur janë trajtuar gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës, pas lëndimeve të marra gjatë protestës në Tiranë.

Sipas përditësimit mbi gjendjen shëndetësore, të publikuar në orën 17:00 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në SUT u paraqit një efektiv policie, i cili mori trajtim dhe u largua.

Gjithashtu dy të mitur (16 dhe 17 vjeç) morën trajtim në spital. Njëri prej tyre mori trajtim dhe u largua, tjetri po ekzaminohet.

Sipas MSHMS, në SUT u paraqitën edhe një protestues dhe një kalimtar. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›