E Diel, 1 Nëntor 2026

MShMS hap aplikimet për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore 2026

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ka hapur thirrjen për aplikim për mjekë dhe infermierë, për angazhim në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026.

MShMS njofton se në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, ministria vijon të forcojë kapacitetet e shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në zonat me fluks të lartë vizitorësh, duke garantuar akses të shpejtë dhe cilësi në kujdesin shëndetësor për qytetarët dhe turistët.

Aplikimi dorëzohet në Drejtorinë Qendrore të OShKSh-së, ndërsa dokumentet e kërkuara janë formular aplikimi, kopje ID, jetëshkrimi, diplomë, licencë profesionale dhe librezë pune.

Kjo thirrje është pjesë e angazhimit të Ministrisë për të garantuar mbulim shëndetësor të plotë gjatë sezonit veror, si dhe për të mbështetur profesionistët e shëndetit në ofrimin e shërbimeve cilësore në terren.

Sipas MShMS-së, pozicionet e hapura janë mjekë dhe infermierë, ndërsa afati i aplikimit është dseri në 27.04.2026 (08:00 – 16:30).

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›