MTKRS, Bumci: Kryefjala për 2012, 100-vjetori i pavarësisë
TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi gjatë analizës vjetore të institucionit që ai drejton theksoi se ligji për turizmin, investimet në trashëgiminë kulturore, festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë si dhe mbështetja e sportistëve të Lojrave Olimpike janë ndër objektivat kryesore të, për vitin 2012-të.
Ministri Bumçi u shpreh se, në fushën më të rëndësishme të kësaj ministrie, atë të turizmit gjatë këtij viti do të miratohet ligji i ri për turizmin. “Ky ligj do të përmirësohet në dy drejtime: në lehtësimin e investimeve në këtë sektor si dhe risi do të jenë instrumentet e reja të planifikimit të territorit”,-tha Bumçi.
Gjatë këtij viti, në fushën e trashëgimisë kulturore do të përfundojnë investimet në Muzeun e Durrësit, Vlorës, Muzeun e Genocidit në Shkodër, Muzeun e Pavarësisë në Vlorë, Muzeun Etnografik etj.
Gjithashtu, ministri Bumçi tha se rëndësi, në kuadër edhe të 100-vjetorit do t’i kushtohet edhe trashëgimisë shpirtërore, ku parashikohet një kalendar me aktivitete në rrethe, si dhe rijetëzimi i Monumenteve.
Në fushën e Artit dhe Kulturës, kryefjala do të jetë 100-vjetori i Pavarësisë, ku në datën 10 shkurt pritet të bëhet publik kalendari i aktiviteteve për institucionet e artit, pas miratimit nga Komiteti Shtetëror.
Në fushën e Sportit, Bumçi tha se MTKRS do të mbështes sportistët që do të marin pjesë në Lojrat Olimpike, të cilët përbëjnë ekipin më të madh të sportistëve shqiptar që është krijuar ndonjëherë.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Stadiumi i ri, Bumci: Nuk do të përurohet në 100 vjetorin e pavarësisë