Kërkoi kartona, anglezët në sulm kundër Mançinit
Nëse në Itali të kërkosh një karton të verdhë apo të kuq tek arbitri është një gjë normale, në Angli duket një tabu e vërtetë. Ai që e shkel këtë rregull jo vetëm turpërohet në gazeta dhe opinion, por rrezikon të ndëshkohet edhe nga Federata.
E njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe me trajnerin e Mançester Sitit Roberto Mançini, i cili pasi akuzoi Uejn Runin se nxiti gjyqtarin Kris Foi të ndëshkonte me të kuqe Vinsent Kompani në ndeshjen e Kupës, u kap vetë dy herë ndërsa kërkonte kartona për lojtrarët kundërshtarë. Në fillim ndodhi për Glen Xhonson e Liverpulit, në sfidën e Carling Cup. Pas ndeshjes, italiani pati një sherr të fortë me Xherard, që nuk e miratoi sjelljen e tij. Të hënën në mbrëmje, në ndeshjen ndaj Uiganit në kampionat, Mançini protestoi duke kërkuar karton të kuq për lojtarin kundërshtar Mejnor Figueroa.
Federata Angleze ka bërë të ditur se është duke e mbajtur nën vëzhgim trajnerin italian, pavarësisht se ky i fundit mendon se skuadra e tij penalizohet shumë nga gjyqtarët. Ajo ka bërë të ditur se do të ndërhyjë nëse Mançini e përsërit. Trajneri i Ulverhemptonit Mik MekKarti, e ka quajtur “injorancë kulturale” sjelljen e teknikut të Mançester Sitit. “Askush nga ne nuk duhet të sillet kështu, - tha ai. – Ka një diferencë kulturash mes nesh, por Roberto tani ndodhet në Angli dhe duhet të përpiqet të përshtatet me mentalitetin tonë. Njëherë doja t’i thyeja duart ndihmës trajnerit të QPR-së Bruno Oliveira, nëse do të vazhdonte të kërkonte kartona nga arbitri”, u shpreh MekKarti.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)