E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: Rusia dhe SHBA s’janë në prag të një lufte të ftohtë

MOSKË – “Rusia dhe SHBA-ja nuk janë në prag të një gare për armatim apo të një lufte të re të ftohtë, por vështirë se motivet e Uashingtonit mund të kuptohen përsa i përket zhvillimit të mbrojtjes antiraketë”- deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

"Nuk mendoj se gjendemi në prag të ndonjë gare për armatim apo të një lufte të ftohtë. Lufta e Ftohtë ka kohë që ka marrë fund. Rusia dhe SHBA-ja nuk janë kundërshtare dhe ne kemi bashkëpunuar për çështjen për sigurinë ndërkombëtare. Konfrontimi nuk është burimi ynë dhe nuk mendoj se politikanët e mençur në SHBA dëshirojnë konflikte", theksoi Lavrov.

Ai shtoi se nëse SHBA-ja vazhdon me zhvillimin e mbrojtjes antiraketë mund të paraqiten rreziqe të caktuara për fuqinë bërthamore strategjike ruse.

"Logjika jonë është mjaft e thjeshtë dhe e kuptueshme. Përderisa në afërsi të kufijve tanë shpërndahen armë që potencialisht mund ta pamundësojë armatosjen tonë strategjike dhe ta zvogëlojë nivelin tonë të sigurisë, atëherë ne do të përgjigjemi ndaj saj", theksoi Lavrov.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›