E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil/ 17 vjeçarja rrëfen se ka therur 30 burra

Një adoleshente braziliane ka pranuar se ka therur 30 meshkuj në katër vende të ndryshme që nga viti 2006 e deri në ditët e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore të mërkurën. 17 vjeçarja e ka rrëfyer një fakt të tillë pas arrestimit nga autoritetet braziliane. E reja ishte protagoniste në një grindje në njërën prej rrugëve të Sao Jose de Rio Preto në Sao Paolo. "Unë s'kam aq shumë guxim për të mbajtur një armë, por mund të mbaj një thikë", ka treguar 17 vjeçarja. Unë po rrefej sepse jam betuar se do ta bëja nje gjë të tillë para se të mbushja 18 vjeç, për t'i evituar familjes sime shqetësimet", ka thënë ajo për oficerët e policisë. Sipas këtyre të fundit ajo rrëfeu pikërisht në këtë kohë për t'iu shmangur hetimit apo ndjekjes penale të një të rrituri. Adoleshentja tregoi se kishte filluar të vriste që ne moshen 15 vjeçare. Pas rrëfimit të saj, policia nisi të kërkonte e të kontrollonte në regjistrat e vrasjeve dhe vrasesve, dhe rezultoi se 11 raste përkonin me historitë e treguara prej vajzës. Të gjithë ishin nga Aparecida Do Taboado. Ndërkaq për rastet e tjera po hetohet në Sao Paolo, Mato Grosso dhe Minas Gerais. Sipas policisë , adoelshentja tha se i kishte kryer vrasjet , të gjitha me të njëjtën thikë, për para, hakmarrje dhe për të vënë drejtësinë në vend. Policia dyshon se ajo është kontraktuar nga organizatat kriminale. 17 vjeçarja do të transferohet në qendrën e ndalimit të të rinjve në Aparecida Do Taboado, që ështe dhe vendlindja e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›