MTKRS akuzon Ramën për privatizimin e "Sporti Shqiptar"
Sipas kësaj ministri, privatizimi i gazetës së parë shqiptare sportive, ndër më të vjetrat në Ballkan, i bërë nga ish-ministri i sporteve Edi Rama në vitin 1999, është jashtë çdo lloj procedure lgjore."Nga kontrata e menaxhimit e nënshkruar mes ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama dhe biznesmenit Koço Kokëdhima, mund të shihet sesi është dhënë me një çmim prej 1 milion e 300 mijë lekë, një pronë publike, duke mos kaluar në asnjë hallkë të ministrise", deklaroi zëdhënëses për shtyp të MTKRS-së, Irena Prici. "Redaksia e gazetës “Sportit Shqiptar” ka qenë ndërmarrje shtetërore dhe shitja e saj është bërë për interesa të Edi Ramës dhe mbështetësve të tij, pa patur asnjë akt vlerësimi nga ekspertë të fushës”, u shpreh ajo. “Edhe ish-ministrja e asaj kohe, Arta Dade, i është drejtuar organeve gjyqësore për këtë tjetërsim dhe masakrim të pronës publike. Për këtë arsye MTKRS po përgatit një VKM si dhe do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për t'i rikthyer këtë pronë publike shtetit shqiptar”, tha zëdhënësja e MTKRS-së.