E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 18 të vdekur nga moti i keq

Stuhia që përfshiu një pjesë të territorit amerikan në prag të Krishtlindjeve, shkaktoi probleme në qarkullimin rrugor dhe e vështirësoi lëvizjen e njerëzve.      Zëdhënësi i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi qytetarët që të hiqnin dorë nga planet për udhëtime. Moti i keq  e përfshiu pjesën qendrore të SHBA-së, nga kufiri kanadez deri në Teksas.     Edhe bregdeti lindor i SHBA-së javën e kaluar u godit nga një stuhi e fuqishme dëbore, që paralizoi transportin dhe punën e administratës.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›