E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS marrëveshje për restaurimin e objekteve të kultit

Një marrëveshje për projektimin dhe restaurimin e monumenteve te kultures, eshte nenshkruar sot ne MTKRS me agjesine turke per ndihme dhe zhvillim. Kjo agjenci ka dhene edhe me pare fonde per restaurimin e objekteve te kultit ne Shqiperi. Kjo ndihme do te shkoje per restaurimin e disa objekteve te kultit te fese myslimane.

"Ne jemi shumë të kënaqur që nënshkruam këtë marrëveshje, e cila do të investojë për të restauruar disa objekte kulti të fesë muslimane në Shqipëri. Me këtë restaurim këto objekte do të bëhen më të mira, për ti shërbyer në rradhë të parë besimtarëve muslimanë. Por kur të bëhen më të mira, ato do të jenë më të mirëprezantuara, duke shërbyer kështu edhe për zhvillimin e njëfarë turizmi kulturor i cili është në objektivin e MTKRS", tha ministri i MTKRS, Ferdinand Xhaferraj.

"Ruajtja e trashegimise kulturore do te thote ruajtje e trashegimise historike, sepse popujt duke ruajtur trashegimine kulturore, pergatisin edhe te ardhmen e tyre. Ne kete kuptim edhe kjo marrveshje e gjere qe nenshkruam sot per trashegimine po pergatit te ardhmen. Une uroj qe kjo marreveshje ti sherbeje me mire Shqiperise dhe shqiptareve", tha Hasan Sevilir Aşan (Ashan).

Ndersa qeveria shqiptare ka akorduar per vitin 2010 nje fond prej 1 milion dollaresh per besimet fetare ne menyre qe te coje perpara harmomine qe ekziston ne vendin tone.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›