Kreu i KESH, Stojku: Eksportimi i energjisë, në nivele të larta

Situata elektroenergjetike e vendit është shumë e favorshme dhe mundësitë për të eksporuar energji mbeten të larta. Ky ka qenë deklarimi që ka bërë drejtori i KESH-it, Muharrem Stojku i cili ka dhënë me shifra situatën e prodhimit dhe eksportit.
"Jemi në kuota normale të kohës, 287.5 metra, është kuota e sotshme. Vazhdojmë të eksportojmë rreth 7.5 milionë kilovat orë në ditë gjatë gjithë muajit shkurt. E njëjta situatë do jetë dhe për muajin e ardhshëm, parashikimet tona janë të kënaqshme. Themi që do prodhojmë afërsisht 25 milionë kilovat orë në ditë, dhe do eksportojmë të njëjta shifra të muajit shkurt", bëri të ditur Stojku.
Që nga fillimi i janarit KESH është në një regjim të lartë eksporti, i cili realizohet nëpërmjet tre kompanive, EGL, EFT nga Zvicra, dhe Rudnap, nga Serbia. Cmimet e energjise së shitur mbi 200 milionë kilovat orë në muaj janë 45 euro për megavat.
Adi Darsi