E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Tahiri: Hapja e kutive nuk ndalohet nga vendimi i gjykatës

Deputeti i zgjedhur socialist, Saimir Tahiri tha se pretendimet e mazhorancës që hapja e kutive ndalohet nga vendimet e gjykatës janë spekullim. Sipas tij hetimi i komisionit parlamentar nuk kufizohet nga asnjë vendim gjykate.

"Partia Socialiste e ka njohur plotësisht vendimin e gjykatës përderisa ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, rezultat të cilin ne nuk kërkojmë ta ndryshojmë, ashtu siç nuk kërkojmë as të shqyrtojmë nëse gjykata ka vepruar drejtë apo jo. Partia Socialiste nuk i ka kërkuar e nuk i kërkon Sali Berishës të dalë mbi vendimin e gjykatës, por përkundrazi, i kemi kërkuar ti nënshtrohet ligjit si të gjithë të tjerët, e të shfaqë vullnet politik e parlamentar, pikërisht për të na lejuar ne të zbatojmë vendimin e gjykatës. Objekti i hetimit është një e drejtë që disponohet nga opozita, duke kufizuar thellësisht kompetencën e shumicës për të ndryshuar këtë objekt pa pëlqimin e saj. Komisioni hetimor që kërkojmë, nuk ka për qëllim e objekt, të rishqyrtojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe as të hetojë, vlerësojë apo komentojë mënyrën se si gjykata ka arritur në atë përfundim", deklaroi Tahiri.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›