E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTPP: Pajisja me targa të reja të makinave


Tashmë do të fillojë pajisja e makinave me targa te reja.

Kështu deklaroi sot ne një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve Arminda Qylafku ndërsa theksoi se targimi i mjeteve do të behet sipas standarteve të Komunitetit Europian dhe do të kenë të njëjtat tarifa që kanë ekzistuar më parë.

Sipas saj, tashmë do të pajisen dhe makineritë bujqësore, rimorkiot.

"Te gjithë shoferët të drejtohen pranë Drejtorive të Trasportit dhe të pajisen me targa të reja, dhe afati i marrjes së saj është brenda ditës" theksoi me tej Qylafku. 

Gjithashtu, ministria njofton se zëvendësimi i targave të vjetra, me targat e reja do të bëhet në mënyrë graduale.

Duke pohuar se me përfundimin e këtij procesi do të kemi një regjistër real të mjeteve që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›