E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN – Gjermania dislokon avionë luftarakë në Poloni pas ndërhyrjeve ruse

BERLIN, 4 dhjetor /ATSH-DPA/- Një numër avionësh luftarakë gjermanë “Eurofighter Typhoon” u nisën sot nga baza ajrore Norvenich pranë Këlnit, drejt bazës ajrore polake në Malbork, në juglindje të Gdansk, për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.

Forcat Ajrore Gjermane thanë se ripozicionimi i avionëve luftarakë përfaqësonte një përgjigje ndaj shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në rajonin e Baltikut, së bashku me inkursionet nga dronë kamikazë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e njoftoi masën në mesin e tetorit. Dislokimi i avionëve “Eurofighter Typhoon” është planifikuar të zgjasë deri në mars.

“Me këtë mision, trupat tona po japin një kontribut të mëtejshëm të vlefshëm në mbrojtjen e rajonit lindor të NATO-s, së bashku me krahun tonë të reagimit të shpejtë të stacionuar në Rumani që nga gushti”, tha oficeri komandues i forcave ajrore, gjenerallejtënant Holger Neumann.

Avionët gjermanë u stacionuan në Malbork, rreth 60 kilometra në juglindje të Gdansk dhe 80 kilometra në perëndim të enklavës ruse të Kaliningradit, në gusht dhe shtator.

Avionët luftarakë shoqërohen nga rreth 150 persona, përfshirë pilotë, teknikë, roje dhe policë ushtarakë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›